Zgjerohet harta e COVID-19, pas rastit të parë në Librazhd, 2 në...

Zgjerohet harta e COVID-19, pas rastit të parë në Librazhd, 2 në Mat dhe 1 në Durrës

143
0
Shares

Vijon te zgjerohet harta e të prekurve me COVID-19 dhe ndoshta duhet te fillojme te mesohemi me shifrat e reja.  Pas rastit të parë të konfirmuar dje në Sarandë  sot është konfirmuar edhe rasti i parë në Librazhd.

I infektuari, nje tregtar këpucësh, mendohet se ka pasur kontakte me një të infektuar në spitalin e sanatoriumit në Tiranë.Ky shënon rastin e parë me COVID-19 pas një muaji për qarkun e Elbasanit.

Ndërkohë në Mat janë konfirmuar dhe 2 raste të reja.   Ata janë familjarë të njërës prej familjeve të cilat u konfirmuan një ditë më parë.

Të gjitha rastet janë të izoluara dhe monitorohen nga mjekët e familjes pranë Njësisë së Kujdesit Shëndetësor Mat. Ndërkohë burimet bëjnë me dije për Ora News se në Durrës është konfirmuar edhe një rast tjetër me COVID-19.

Nderkaq, konkaktet e ukrainases qe jeton ne  Sarande, kane dale negative, pasi kjo e fundit shkoi nga Tirana drejt Sarandes, pa e ditur qe ishte infektuar.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY