“Opozita dhe shoqëria civile nuk do ta lejojë”, Ish-deputeti: Banka Europiane e...

“Opozita dhe shoqëria civile nuk do ta lejojë”, Ish-deputeti: Banka Europiane e Investimeve nuk do të financojë Barbarinë

56
0
Shares

Sot u publikua nje dokument qe vertetonte kerkesen per marrje kredia nga Banka Europiane e Investimeve, me kerkese te Erion Veliajt. PD e publikoi disa ore me pare, duke shtuar faktin se Kryetari i Bashkise kerkonte kredi per te finalizuar projektin e kompanise Fusha.

Genc Polll, ne nje reagim te fundit, shkruan se kjo nuk do të ndodhë, pasi sipas tj Banka Europiane nuk do ta pranoje të financojë Barbarinë nr 2. Ish-deputeti shkruan se opozita, shoqëria civile dhe miqtë europianë e një Shqipërie europiane do e sqarojnë Bankën se lalët duan t’a zhysin edhe atë në batakun e tyre.

Barbaria 1 e lalit të madh e të vogël ishte shembja e kompleksit historik të Teatrit Kombëtar; Barbaria 2 është ndërtimi po aty i një blloku me xham e çelik pa përmendur kulla e aferat.

Këtë të fundit duan t’a bëjnë me një hua nga Banka Europiane e Investimeve. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe besoj se nuk do të ndodhë. Opozita, shoqëria civile dhe miqtë europianë e një Shqipërie europiane do e sqarojnë Bankën se lalët duan t’a zhysin edhe atë në batakun e tyre. Dhe nuk do të lejojnë financim europian për barbarinë!

Ashtu siç bënë që të deshtonte plani hiperkorruptiv i rrugës Milot Balldren (12 milionë Euro për km).Duke ndalur Barbarinë 2 do të mundemi të zhbëjmë edhe Barabrinë 1! Duke e rindërtuar dhe restauruar me respekt e dashuri kompleksin historik”,-mbyll reagimin e tij Genc Pollo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY