Rama presion bizneseve dhe u vë afat: 1 javë kohë për aplikimin...

Rama presion bizneseve dhe u vë afat: 1 javë kohë për aplikimin për pagat e punonjësve…

64
0
Shares

Qeveria I jep 1 javë kohë, deri më 5 qershor punëdhënësve që të aplikojnë në faqen zyrtare të Tatimeve me qëllim që punonjësit e tyre të marrin shpërblimin prej 40 mijë lekëve te reja.

Më shumë sesa 109 mijë e 664 punonjës nuk munden dot të marrin shpërblimin për shkak se punëmarrësit nuk kanë kryer detyrimin ligjor e moral

 “Keni 1 javë kohë, deri në 5 qershor, të plotësoni online Formularin me të dhënat e individëve përfitues në sipërmarrjet tuaj, në të kundërt penalizimi për mosaplikim për cënimin e hapur të së drejtës së punonjësve tuaj, do të jetë i pashmangshëm!”

Me tej permes një postimi në facebook Rama deklaron se nëse nuk do të aplikojnë pagesa punëtorëve do u kalojë në llogari ndërsa punëdhënësi do të ndëshkohet.

“Por kjo situatë do të marrë fund brenda datës 5 qershor dhe në rast se tatimpaguesi ku ju jeni/keni qënë të punësuar, nuk do të aplikojë brenda deri në 5 Qershor për ju, pagesa për ndihmën financiare do të kryhet menjëherë në llogarinë tuaj, në mënyrë automatike dhe punëdhënësi përkatës do të ndëshkohet!”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY