Flet djali që ndali rrëmbimin e vajzë së vogël në Korçë: E...

Flet djali që ndali rrëmbimin e vajzë së vogël në Korçë: E ndoqa me vrap deri sa u lodh dhe e kapa

306
0
Shares

Rreth orës 22:00, mbrëmjen e së premtes, në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës, një person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka tentuar të rrëmbeje një fëmije 4-vjeçar.

Nga burimet e gazetareve, bèhet  me dije se vajza ka qenë pranë nënës në momentin që një person rreth moshes 20 vjec i është afruar për ta rrëmbyer, por disa metra nga vendi i ngjarjes është kapur nga banorë të lagjes të cilët më pas kanë njoftuar Policinë.

Xhoniel Qelemeni, banor i kësaj lagjeje ka treguar edhe momentin flagrant se si arriti të shpëtojë vajzën nga duart e rrëmbyesit. Ai thotë se e ka ndjekur me vrap autorin deri sa ka marrë vajzën dhe se ajo ishte e trembur.

“Ishte nëna dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija tek bordurat, pashë një tip që kaloi këtu, vajti të rrëmbente çupën. I thirrëm ne dhe ai u tremb, ne e ndoqëm me vrap, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20. Djalin nuk e njihja, e ndoqa me vrap derisa u lodh, më ndihmuan edhe shokët, e kapëm.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY