Epidemia drejt shuarjes? ISHP mesazh qytetarëve: Ja si të vendosni, përdorni dhe...

Epidemia drejt shuarjes? ISHP mesazh qytetarëve: Ja si të vendosni, përdorni dhe hiqni maskën!

153
0
Shares

Edhe pse duket sikur pandemise i ka ardhur fundi, duhet te kemi parasysh qe ende aktive me koronavirus ne gjithe vendin jane me shume se 100 persona, pjesa me e madhe e te cileve qendrojne jashte spitalit.

Lidhur me kete, duhet nje ndergjegjesim i madh nga qytetaret, per tu mbrojtur, tani qe dhe levizja u be pa autorizim.

“Ështe shumë e rëndësishme të dimë si të vendosim, përdorim, heqim maskën 😷 dhe ku duhet ta hedhim 🗑 atë pas përdorimit”, shkruan ISHP ne nje mesazh per qytetaret.

Më poshtë udhëzimi i plotë i ISHP:

Pastroni duart me solucion me bazë alkooli duke i fërkuar me njëra-tjetrën ose lajini me ujë e sapun.

Mbuloni fytyrën dhe hundën me maskën dhe sigurohuni të mos lini hapësira mes maskës dhe fytyrës. Gjatë përdorimit evitoni prekjen e maskës me duar; dhe nëse e prekni lani duart me ujë e sapun ose fërkojini me njëra-tjetrën me solucione me bazë alkooli.

Zëvendësoni maskën me një të re sapo të ndjeni që është e qullur dhe mos e përdorni përsëri maskën njëpërdorimshe.

Kur ju duhet ta hiqni maskën: hiqeni duke e kapur nga pas (mos e prekni maskën nga përpara); Hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur, pastroni duart me solucion me bazë alkooli duke i fërkuar me njëra-tjetrën ose lajni me sapun.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY