Bien në pranga pesë persona në Tiranë, policia jep detajet

Bien në pranga pesë persona në Tiranë, policia jep detajet

99
0
Shares

Pesë shtetas jane arrestuar për vepra të ndryshme penale.Policia ben me dije detajet e arrestimit te tyre.

Njeri prej tyre ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, ndërsa 4 shtetas të tjerë arrestohen për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit Z. C., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë”,-njofton policia.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. Z., 22 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Bulevardi Blu” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

– J. N., 49 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Nënkalimi i Kodrës së Dellit” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.32 mg/l;

– G. G., 50 vjeç, pasi në Surrel është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.31 mg/l;

– B. K., 50 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.82 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY