TEATRI/Reagon dhe Ambasada Britanike: Palët të përfshihen në dialog

TEATRI/Reagon dhe Ambasada Britanike: Palët të përfshihen në dialog

43
0
Shares

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë ka reaguar për çështjen e Teatrit Kombëtar, ku Këshilli Bashkiak i TiranWs ka marrë vendimin për ta shembur. Në një deklaratë, ambasada bën të ditur se mbështesin thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog me të gjitha palët e përfshira.

Selia e diplomacisë britanike thekson se dialogu nuk është kurrë i pavlerë.

“Mbështesim thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog dhe për të gjitha palët e përfshira që të japin kohën dhe hapësirën që të mund të realizohet në mënyrë kuptimplotë. Dialogu nuk është kurrë i pavlerë, veçanërisht në këto kohë të trazuara”, shkruhet në deklaratën e ambasadës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY