Prej ditësh në gjurmim, sekuestrohen drogë, fishekë luftarak dhe tritol në Kurbin

Prej ditësh në gjurmim, sekuestrohen drogë, fishekë luftarak dhe tritol në Kurbin

82
0
Shares

Policia në Lezhë ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 46-vjeçar duke finalizuar operacionin policor i koduar “Shemria”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

”Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Kurbinit dhe me Prokurorinë e Kurbinit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, si dhe në bazë të një hetimi disaditor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shemria”, në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasin: P. G., 46 vjeç, banues në fshatin Shemri, Kurbin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike, fishekë luftarak, 1 kallëp tritoli dhe një granatë difensive me ndezës të pavendosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY