Dilema e pushimeve të verës, BE merr vendimin

Dilema e pushimeve të verës, BE merr vendimin

170
0
Shares

Kufijtë e jashtëm të BE do të mbyllen deri në mes të qershorit, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Komisioni Evropian është vendosur të njoftojë një qasje trefazore të Mërkurën (13 maj) për të rihapur gradualisht kufijtë e brendshëm.

Në fazën e parë, kontrollet e brendshme të kufijve duhet të ngrihen në një mënyrë të koordinuar, në të cilën vendet anëtare duhet të informojnë njëri-tjetrin për qëllimet e tyre për të lehtësuar pengesat për të kufizuar ndikimin në tregun e brendshëm, sektorin e transportit dhe lëvizjen e lirë”,-u shpreh ministri kroat i brendshme Terezija Gras, vendi i të cilit mban udhëheqjen e këshillit të BE.

Pas rihapjes së kufijve të brendshëm, kufizimet në kufijtë e jashtëm të BE do të hiqen. Ky kombinim përfundimisht do të çojë në rivendosjen e funksionimit normal të zonës së Shengenit.

Në fillim të këtij viti, Presidenti i Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se ndalimet e udhëtimit dhe mbyllja e kufijve nuk u panë nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) si masa më efektive për të ndaluar përhapjen e virusit.

Mesazh i yni është se ne do të kemi sezon turistik këtë verë, qoftë me kufizime apo me masa të sigurisë”, tha komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.

Gentiloni tha se industria e turizmit në Europë përballet me një humbje prej 40% të aktivitetit të saj.

Shtetet veç e veç kanë nisur të rihapin kufijtë.Austria dhe Gjermania janë dy vendet e fundit të BE-së që janë pajtuar për heqjen e kufizimeve në udhëtim.

Nga e premtja, në vendkalimet e tyre kufitare do të ketë kontrolle, ndërsa nga 15 qershori do të rinisë lëvizja e lirë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY