Shpërthen Hajdari: Këta i shkelën syrin njëri-tjetrit, unë jam kthyer në Shqipëri...

Shpërthen Hajdari: Këta i shkelën syrin njëri-tjetrit, unë jam kthyer në Shqipëri vetëm për këto parime

124
0
Shares

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare deputetja Rudina Hajdari, ka reaguar ashpër pas përfundimit të mbledhjes së Këshullit Politik për Reformën Zgjedhore. Sipas Hajdarit sa herë që flitet për ndryshimin e sistemit zgjedhor, këta i shkelin syrin njëri-tjetrit dhe i bëjnë bisht ndryshimeve.

 

Hajdari thekson se për sa kohë që janë listat e deputetëve, këta (përfaqësuesit në Këshillin Politik) e kanë kryer misionin e tyre dhe sipas saj më pas e zhvendosin vëmendjen në diskutime që s’kanë interes për qytetarët shqiptarë.

Po ashtu deputetja shprehet e vendosur për ndryshimet në sistemin zgjedhor dhe thekson se “ka ardhur në Shqipëri vetëm për të forcuar dy parimet, lirinë dhe demokracinë”.

Kryetarët kanë 30 vite në pushtet ulen në tryeza për të ndarë hesapet. E kam thënë që në 14 janar do vazhdoj betejën për ndryshimin e sistemit se besoj se në këtë vend nuk ka liri e demokraci. Unë jam kthyer në Shqipëri për këto dy parime, për të forcuar lirinë e demokracinë, nuk kam gjetur liri se kur shpreha mendimin në kuvend u quajta tradhtare dhe nuk kam gjetur demokraci se kemi në pushtet një autoritar që nuk lëshon pe“,-u shpreh Hajdari.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY