Abuzimi me të miturën në Sarandë, 17-vjeçarja akuzon edhe 3 fqinj

Abuzimi me të miturën në Sarandë, 17-vjeçarja akuzon edhe 3 fqinj

171
0
Shares

Dosja hetimore që bën fjalë për abuzimin seksual të vajzës 17-vjeçare në qytetin e Sarandës, ka marrë një rrjedhë tjetër. Vajza minorene, është marrë në pyetje dy herë nga një oficere e policisë dhe psikologe, ku veç emrit të 72-vjeçarit me inicialet B.T., ajo ka treguar dhe tre emra të tjerë që sipas saj kanë abuzuar seksualisht me të. Të tre emrat e burrave janë komshinjtë e saj, të cilët tre ditë më parë janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Sarandë dhe mandej u morën në pyetje.

Pavarësisht akuzave të vajzës 17-vjeçare se që të tre personat kishin abuzuar seksualisht me të, njësoj siç kishte bërë dhe 72-vjeçari, tashmë i arrestuar, në dëshminë e tyre të tre personazhet, kanë mohuar në mënyrë kategorike të kenë pasur marrëdhënie seksuale me të miturën. Të tre burrat i kanë pohuar policisë se vajza mund të ketë çrregullime psiqike, kjo për shkak edhe të moshës së adoleshencës, duke ngritur akuza të pabaza dhe shumë të rënda ndaj tyre.

Megjithëse prokuroria dhe policia e Sarandës kanë të administruar një dëshmi akuzuese të vajzës minorene, ndaj tre burrave nuk është marrë asnjë masë arresti, për shkak se nuk ka asnjë element tjetër që provon implikimin e tyre në marrëdhënie seksuale me 17-vjeçaren.

Të dy së bashku janë futur në një nga dhomat e komisariatit të Sarandës, duke u lënë vetëm. Ky takim ballafaqim është filmuar dhe përgjuar me autorizim të prokurorisë Sarandë, ku nga biseda që zhvillohet mes tyre, i moshuari i kërkon vajzës 17-vjeçare që të tërhiqet nga dëshmia e parë dhe t’u tregojë hetuesve një version tjetër, me qëllim mohimin e gjithçkaje./shqiptarja

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY