DETAJE/I dënuar me rreth 16 vite burg për trafikim të miturish, policia...

DETAJE/I dënuar me rreth 16 vite burg për trafikim të miturish, policia e kap pasi shkeli karantinën

182
0
Shares

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 shtetas pasi shkelën rregullat e karantinës për Covid-19.

Shtetasit Verjon Menaj 41 vjeç, iu kërkua autorizimi për lëvizjen, por kundërshtoi urdhrin e Patrullës së Përgjithshme dhe u largua me vrap. Megjithatë ai u kap gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Ndërkohë, po gjatë kontrolleve për autorizim për lëvizje, është kapeur dhe vënë në pranga edhe një tjetër person i shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje.

”Gjatë verifikimit të gjeneraliteteve ka rezultuar se shtetasi Verjon Menaj ishte person në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 15 vite, 10 muaj e 27 ditë burgim, për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim. Po gjatë patrullimeve dhe verifikimeve të personave që shkelin orarin e karantinës,  Patrulla e Përgjithshme e Stacionit të Policisë Plazh ka kapur një tjetër person  të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin I. P., 31 vjeç, për veprën penale  “Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas, më datë 10.04.2020, rreth orës 09:00 në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY