Rama pa maskë dhe doreza në Parlament, fjalim i ashpër: Asnjë vend...

Rama pa maskë dhe doreza në Parlament, fjalim i ashpër: Asnjë vend në glob s’ka bërë asgjë më shumë se ne

156
0
Shares

Kryeministri Rama u tregua optimist, ndërsa tha se Shqipëria do ta fitojë “betejën në frontin e shëndetësisë, por edhe të ekonomisë”.

Sipas Ramës, Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta krahasuar me shumë vende të tjera, ndërsa shtoi se “asnjë vend në glob nuk ka bërë më shumë se sa ne”.

“Asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë më shumë se sa kemi bërë ne. Jo rastësisht Shqipëria renditet me s vendeve me plagët më të lehta krahasuar me shumë vende të tjera. fatmirësisht jemi gjendur në një situatë ku kemi pasur privilegjin t’i referohemi një ekspertize në nivelin më të lartë që janë në Shqipëri. Ata kanë provuar se për këtë fushë Shqipëria nuk ka kujt t’i ketë zili.

Kjo luftë ka dy fronte. Atë të përballjes në vijën e zjarrit, frontin e betejës për shëndetin he rimëkëmbjen ekonomike sot dhe nesër. Ne po fitojmë betejën në frontin e shëndetësisë, do ta fitojmë dhe në frontin e ekonomisë. me stres e sakrifica, por do t”i fitojmë të dyja betejat“, tha Rama.

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ia ka dalë të fitojë fazën e parë të përballjes me COVID 19. Ai tha se projeksionet flisnin për 2800 viktima në SHqipëri në rast se nuk do ishin marrë masat e qeverisë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/507289276818433/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY