“Shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Kolumbi, Ekuator apo Meksikë”,gazetari ngre pyetjen:...

“Shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Kolumbi, Ekuator apo Meksikë”,gazetari ngre pyetjen: Çfarë duan atje?

209
0
Shares

Përveç Ekuadorit kanë ardhur disa lajme, se edhe në vende të tjera si Kolumbia dhe Meksika ka shumë shqiptarë të cilët kanë mbetur të bllokuar pas shpalljes së pandemisë.

E përbashkëta e këtyre vendeve është se janë kultivues dhe tregtues të mëdhenj të kokainës, por njëkohësisht njihen edhe si vende shumë të varfëra.

Një pyetje interesante  ka bërë edhe gazetari investigativ, Artan Hoxha në profilin e tij social, duke shkruar: Se çfarë duan këta shqiptarë në këto vende dhe a përkon ky fakt i zbuluar me rastin e pandemisë, me informacionet e deritanishme se organizatat kriminale shqiptare kanë njerëzit dhe bazat e tyre, edhe në vendet ku kultivohet droga e shtrenjtë kokainë?!

“Kemi mësuar së fundmi që qindra bashkëpatriotë kanë mbetur të bllokuar në Kolumbi, Ekuator, apo Meksikë! Sigurisht nuk flas për ata që janë të arrestuar apo dënuar për trafik kokaine në burgjet e Amerikes Latine, por për një grup tjetër që vertetë duan të kthehen në Atdhe, por nuk kanë asnjë mundësi ta kalojnë Oqeanin Atlantik. Një i njohur i imi, që jeton prej disa vitesh në qytet-portin më të madh te Ekuadorit, në Guajakil, ndërsa po komunikoja pak orë më parë në lidhje me shqiptarët e bllokuar në qytetin e tij, ku koronavirusi po bën namin, me bëri një pyetje: A mund të më thuash çfarë kërkojnë kaq shumë shqiptarë në Guajakil, në anën tjetër të botës dhe në një vend të varfër, më pak rend e siguri për jetën?!”, pyet Hoxha.

Edhe pas dy vitesh nga kjo ngjarje autoritetet tona nuk dine asgje,….thjeshte kemi mesuar sefundmi se disa qindra…

Publiée par Artan Hoxha sur Lundi 13 avril 2020

Konstatohet se gazetarët dhe investiguesit, por edhe autoritetet e huaja ligjzbatuese i rikthehenn arkivave por nuk kemi parë apo dëgjuar ndonjëherë  një shpjegim nga minstria e Jashtme, ajo e Disaporës, por veçanërisht nga ministria e Brendshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY