Policia nuk kursen gjobat e majme për 253 qytetarë

Ndaje

Ndërkohë që qeveria ka njoftuar zgjerimin e fashave të orareve për të lëvizur me qëllim shkuarjen në punë apo për të blerë, gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 253 qytetarë për dalje të paarsyetuar në rrugë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se qytetarët kanë marrë gjoba 10 000 lekë secili, ndërsa më i rëndë ka qenë dënimi për 16 drejtues mjetesh, të cilët janë përballur edhe me heqje të patentës.

Njoftimi i plotë i policisë

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 16 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 253 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi E. I., banues në Tiranë, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme është konstatuar duke lëvizur me këmbë dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë në detyrë, duke e goditur me sende të forta.

Në Korçë është proceduar penalisht shtetasi O. A., banues në Lushnjë, pasi, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit për ta shoqëruar në Korçë, për t’u karantinuar në hotelin nga i cili ishte larguar.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 2 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje