Iu merret tampon dhe 20 punonjësve në bankën e Elbasanit, diabeti përkeqëson...

Iu merret tampon dhe 20 punonjësve në bankën e Elbasanit, diabeti përkeqëson gjendjen e gruas së infektuar me COVID-19

54
0
Shares

Tre rastet e reja me koronavirus në Elbasan, i takojnë së njëjtës famije. Pas marrjes së tamponëve kanë rezultuar pozitiv kryefamiljarja dhe dy vajzat e saj, ndërsa bashkëshorti ka rezultuar negativ.

Por shqetësues eshte fakti se gruaja është punonjëse banke, dhe kjo ka bërë që sot t’iu merren tamponët të gjithë kolegëve që punonin me të, dikur te 20 persona.

Sipas burimeve punonjësja e bankës në detyre zv.Drejtore kishte shfaqur simptoma para disa ditësh, ndaj qysh nga data 25 mars ajo nuk shkonte në punë.

Nuk dihet se kush është infektuar i pari në familje shtetësja me iniciale N.M apo dy vajzat e saj përkatësisht të moshës 22 dhe 25 vjec.

Gruaja pasi ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe vuante nga diabeti i është drejtuar infektivit në kryeqytet për të marrë ndihmë të specializuar, ndërsa familjarët e saj janë vetëizoluar në banesë qysh një natë më parë.

Qysh në orët e para të mëngjesit u krye dhe dezifektimi i institucionit bankar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY