“Jam arrestuar në Itali”/Rama i kthen përgjigje PD duke ndryshuar deklaratën: Ndërhyr...

“Jam arrestuar në Itali”/Rama i kthen përgjigje PD duke ndryshuar deklaratën: Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta

78
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar direkt pas deklaratave të Partisë Demokartike. Ditën e sotme ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi i kërkoi Ramës të japë dorëheqjen pasi ka fshehur arrestimin në Itali.

Ndërkaq, kryeministri ka reaguar ashpër, duke thënë se nuk dinë çfarë të nxjerrin nga goja, duke qenë se ai ka folur për mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90.

“O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!

Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!”, shkruan kryeministri në një postim në rrejtet sociale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY