Tetë fëmijë të infektuar me koronavirus, detaje mbi gjendjen e të shtruarve...

Tetë fëmijë të infektuar me koronavirus, detaje mbi gjendjen e të shtruarve në Infektiv

82
0
Shares

Tetë nga personat e prekur nga koronavirusi në vendin tonë janë fëmijë. Lajmin e bëri të ditur Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, e cila tha se në total janë 277 persona të konfirmuar me COVID-19.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar”-beri me dije ministria.

Ndërkohë numri i viktimave deri tani ka shkuar në 16. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë thotë se 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

“Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 9 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76. Sot janë testuar edhe 9 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar negativë”- tha MSH.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY