Shteti me më shumë të infektuar, Trump zgjat masat e marra dhe...

Shteti me më shumë të infektuar, Trump zgjat masat e marra dhe disa javë më shumë

68
0
Shares

Presidenti Donald Trump  në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit është shprehur se vendimet si distancimi social etj, do të shtrihen në të gjithë SHBA deri në të paktën 30 prill.

Më parë Trump ishte shprehur se masat drastike do të qëndronin deri në javën e dytë të prillit, por duket se tashmë në varësi të situatës ka vendosur ta çojë deri në fund të muajit.

“Pika më e lartë e nivelit të vdekjes ka të ngjarë të goditet brenda dy javësh,” tha zoti Trump.

Ndërkohë këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Dr Anthony Fauci kishte paralajmëruar se virusi mund të vriste deri në 200,000 amerikanë .

SHBA ka kaluar Kinën për nga numri i të infektuarve deri më tani janë konfirmuar më shumë se 140,000 raste me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 2.493.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY