EMRI/Shënohet viktima e 5 nga koronavirusi, por ka dhe lajme të mira...

EMRI/Shënohet viktima e 5 nga koronavirusi, por ka dhe lajme të mira për 10 pacientë

99
0
Shares

Nga burime zyrtare eshte konfirmuar dhe viktima e peste nga koronavirusi ne Shqiperi.  Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari arriti të mbijetojë.

I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit.

“Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19”,-u shprehen perfaqesues te ISHP-së.

Por lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Kush ishte viktima e 5?

Mesohet se ka ndërruar jetë, sot në mëngjes në spitalin infektiv, Ndue Marinaj. 49-vjeçari, baba i 4 fëmijëve, kishte 13 ditë që ishte shtruar tek infektivi dhe po trajtohej me frymëmarrje të drejtuar.

Ndue Marinaj nga Puka ishte bashkëpronar i hotel “Roland” tek Unaza në Tiranë dhe ka shërbyer dhe si drejtor i zyrave të shtetit për zonën e veriut.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY