Shtohen rastet dhe viktimat/PD thirrje qeverisë: Transparencë totale! Testoni çdo të dyshuar!

Shtohen rastet dhe viktimat/PD thirrje qeverisë: Transparencë totale! Testoni çdo të dyshuar!

132
0
Shares

Partia Demokratike insiston prej disa ditesh, qe qeveria dhe autoritetet shendetesore te kryejne teste sa me shume ndaj çdo të dyshuari me koronavirus.

Albana Vokshi, ka reaguar se fundmi ne rrjetet sociale, duke sugjeruar kryerjen e testeve, ndersa i kerkon qeverise transparence lidhur me tamponet, numrin e shtretërve dhe kapaciteteve.

Vokshi shprehet e bindur se duke  ndryshuar strategjine dhe duke respektuar masat, situata do te normalizohet.

POSTIMI I VOKSHIT

#Test#Test#Test#Test#Test

Ka kërkuar me forcë #OBSH dhe cdo ditë, përsërisin cdo ditë të gjithë ekspertët më të mirë ndërkombëtarë.

Vetëm evidentimi i të prekurve, testimi i të afermve të tyre, karantinimi dhe izolimi I tyre do të shkëpusë zinxhirin e përhapjes së virusit të tmerrshëm.

Mengjesi i sotëm ka nisur i #trishtë. Me viktima të tjera nga #COVID 19, në moshë krejt të re, vetëm 43 vjeç e pa sëmundje të tjera.

Duke shprehur Ngushëllime të sinqerta për familjaret e të afërmit e tyre, kjo duhet të jetë një thirrje për të bërë cmos të shpëtohen jetë të tjera.E për këtë, gjithësecili duhet të bëjë punën e detyrën e tij.

E ndërsa qytetarët me hir apo pahir po zbatojnë rregullat, duke mbajtur #distancimin #social e duke u izoluar.Është Qeveria ajo që duhet të ndryshojë qasje sa nuk është tepër vonë.

1. Duke bërë transpatencë totale:
– TESTET: sa teste jane bëre dhe ku? Sa tampone janë ne gjendje? Sa duhen? A jane porositur?
– NR SHTETËRVE: Sa është numri i shtretërve me pajisjet përkatëse për trajtimin e personave me COVID-9? Sa shtretër nevojiten? Cilat janë mungesat?
– PAJISJE TESTIMI: Sa pajisje për testimin janë? Kur vihet në funksionim pajisja ne laboratorin e QSUT? Pse nuk porositen pajisje të tjera që nxjerrin përgjigjet në kohë reale (sic Qeveria e KOsovës ka porositur) në mënyrë që të decentralizohet bërja e analizave edhe në qarqe të mëdhaja?

2. Testimi i cdo të dyshuari, kontakteve, atyre me simptoma qofte edhe të lehta.

Është urgjente, e #domodsoshme, #jetike, që Qeveria, të bëjë cdo gjë për të siguruar numrin e duhur të #testeve për të ndjekur cdo të dyshuar COVID19 e cdo kontakt të tyre.

#Test#Test#Test#Test#Test

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY