Rudina Dembacaj: Dyshoj se unë e Marku kemi kaluar koronavirus

Rudina Dembacaj: Dyshoj se unë e Marku kemi kaluar koronavirus

72
0
Shares

Në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, aktorja e humorit, Rudina Dembacaj rrëfeu se së bashku me partnerin e saj, Mark Frrokun druhen se mund ta kenë kaluar, ose mund të jenë ende me koronavirus, nisur nga fakti që Frroku ka takuar në një ceremoni mortore një nga pacientët zero, saktësisht i ka dhënë dorën.

Dembacaj u shpreh se ende tani, ata nuk e dinë nëse janë apo jo të infektuar, dhe nëse kanë mundur ta kalojnë totalisht gjendjen e rënduar shëndetësore. Por si lindën dyshimet?

“Marku kishte dhimbje trupi, i shkoi tempratura 40.2, por pas paracetamolit iu ul. Këmbët nuk i ndjeja, më ishin paralizuar, Aty e ndamë mendjen se kishim koronavirus. Ne jemi mbyllur në shtëpi me 5 anëtarë të tjerë, dy janë prindërit e tij, 80 e ca dhe 70 e ca vjç. Të moshuarit dhe fëmijët s’kanë asnjë simptomë. Kishim frikë mos infektonim prindërit e tij, sepse ishim bashkë. Unë gatuaja për të gjithë. Ende nuk e kemi hequr dyshimin nëse kishim apo kemi koronavirus”, u shpreh Dembacaj.

Dembacaj tregoi se doktoresha e 127-ës i tha se nuk kishte tampon, nuk mund të shkonin në shtëpinë e tyre por duhej thjesht të izoloheshin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY