Gjykata e Lartë me rëndësi për Metën, 3 anëtarët e parë betohen...

Gjykata e Lartë me rëndësi për Metën, 3 anëtarët e parë betohen tek presidenti

49
0
Shares

Dy ditë pas dekretimit të tyre si anëtarë të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda bënë sot betimin para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve të Presidentit Meta, gjyqtarët e lartë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë u betuan para Kreut të Shtetit.

Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Zv/Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Maks Qoku si dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda janë tre anëtarët e parë të Gjykatës së Lartë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY