Ditari i mjekut të diagnostikuar me koronavirus, tregon si shfaqen simptomat

Ditari i mjekut të diagnostikuar me koronavirus, tregon si shfaqen simptomat

133
0
Shares

Një mjek i cili është diagnostikuar me koronavirus ka dhënë një pasqyrë të plotë të gjitha simptomave të tij të përditshme me anë të një ditari, duke i postuar më pas të dhënat në rrjete sociale.

Doktori Yale Tung Chen, 35 vjeç, nga Spanja, i cili u “përqafua” me epideminë teksa ishte duke kuruar pacientë në spitalin në të cilën punon në Madrid, i ka ndarë të gjithë simptomat që ia ka shkaktuar sëmundja me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

“Dita 1 pas diagnostikimit me #COVID. Dhimbje fyti, koke (e madhe), kollë e thatë. Nuk ka anomali në mushkri”.

“Dita 2 pas diagnostikimit #COVID. Më pak dhimbje të fytit, kollë dhe dhimbje koke (faleminderit zotit!)”.

“Dita 3 pas diagnostikimit #COVID. Pa dhimbje të fytit dhe të kokës. Por dhimbjet në gjoks janë evidente.Diarreja filloi, kolla për fat të mirë u përmirësua”.

Kjo ishte një pjesë e ditarit të mjekut, i cili ka menduar këtë formë për të treguar simptomat që po kalonte.

Në fillim ai nuk ishte në dijeni se ishte i prekur nga koronavirusi i ri, por nga një grip i zakonshëm. Për t’u siguruar, mjeku vendosi për të kryer testet e posaçme nga ku rezultoi se ishte i prekur me virusin famëkeq.

Kujtojmë që deri më tani në të gjithë botën 4.757 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 130.324 të tjerë janë konfirmuar të infektuar në të gjithë botën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY