DOKUMENTI/Zbardhet kallëzimi penal i PD, Ogerta Manastirliu kallëzohet për 5 vepra penale

DOKUMENTI/Zbardhet kallëzimi penal i PD, Ogerta Manastirliu kallëzohet për 5 vepra penale

56
0
Shares

Zbardhet kallëzimi penal i PD për Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe zyrtarëve përgjegjës për shpërndarjen tek personeli shëndetësor të 1.2 milionë maskave të skaduara. Ogerta Manastirliu kallëzohet për 5 vepra penale, përfshirë shpërdorimin e detyrës.

Kallëzimi penal i Partisë Demokratike argumenton se Ministrja e Shëndetësisë është përfshirë në një veprimtari kriminale me pasoja të rënda për shëndetin e stafit mjekësor, duke urdhëruar shpërndarjen dhe përdorimin nga personeli mjekësor të maskave të skaduara prej dhjetorit 2011.

“Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjëse direkte ministren e Shëndetësisë, e cila është përfshirë në një operacion manipulimi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësoheshin dhe për t’ia vënë në dispozicion stafit mjekësor.”- thuhet në kallëzimin e 10 Marsit të Partisë Demokratike, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Në kallëzim thuhet se Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një skenar kriminal të manipulimit, të fshehjes së vërtetës, duke vënë në dispozicion të mjekëve mbetje spitalore, në vend te asgjesimit të tyre.

Partia Demokratike denoncoi dje se qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Kutitë me maskat e skaduara ishin një etiketë që mbulonte datën e skadencës, duke shkelur ligjin në mënyrë të dyfishtë.


Këto nuk janë mjete mbrojtëse mjekësore. Këto janë mbetje mjekësore që do të duhej të ishin nënshtruar menjëherë procedurës së asgjësimit siç parashikon ligji. Jo vetëm nuk janë asgjësuar, jo vetëm mjekët janë sot më shumë të pambrojtur dhe nga këto maska iu rrezikohet edhe shëndeti i tyre, por për këto maska sigurisht që janë paguar edhe para dhe Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një skenar kriminal të manipulimit, pra të fshehjes së vërtetës duke vënë në dispozicion të mjekëve mbetje spitalore. E ripërsëris, nuk janë mjete mbrojtëse spitalore janë mbetje spitalore që do të duhej të ishin asgjësuar.Kam dy apele nga Qendra Shëndetësore Kamëz, që është qendra e fundit shëndetësore që ne vizitojmë sot:

Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjëse direkte ministren e Shëndetësisë, e cila është përfshirë në një operacion manipulimi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësoheshin dhe për t’ia vënë në dispozicion stafit mjekësor.”– thuhet në kallëzimin e 10 Marsit të Partisë Demokratike, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Partia Demokratike denoncoi dje se qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Kutitë me maskat e skaduara ishin një etiketë që mbulonte datën e skadencës, duke shkelur ligjin në mënyrë të dyfishtë.

/DRONI.al/.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY