“Duke thene ‘Gezuar’ nuk vjen asnje ndryshim’

“Duke thene ‘Gezuar’ nuk vjen asnje ndryshim’

74
0
Shares

Kryetarja e Lidhjes Demokratike te Gruas, Albana Vokshi ka uruar grate me rastin e 8 marsit duke kerkuar qe ato te luftojne per nje jete me te mire.

Mesazhi i Vokshit:

8 marsi është dita kur gruaja është në qendër të vëmendjes. Ne jemi të lumtura, kur na urojnë, kur na dhurojnë lule, kur fëmijët na kushtojnë një vizatim frymëzues plot ngjyra. E gjithë bota është e jona për disa minuta, por ne e dimë se kjo nuk mjafton.

Vetëm duke thënë “Gëzuar Ditën e Gruas” nuk vjen asnjë ndryshim.

Varfëria, përjashtimi, diskriminimi, dhunimi mbeten aty si kërcënimi më i madh i dinjitetit të gruas.

Ne duhet të veprojmë!

Ne nuk kemi nevojë për mëshirë!

Na duhen mundësi reale dhe liri e vërtetë për të marrë vendimet e duhura për vete dhe fëmijët tanë!

Këto mundësi nuk vijnë dot nga një qeveri që përdor gratë si fasadë, por nuk investon për shëndetin më të mirë të grave, të arsimimit më të mirë të tyre dhe, për rrjedhojë, as të punësimit të grave me vende të mirëpaguara.

Në duhet t’i krijojmë vetë mundësitë tona, duke nisur me ndryshimin e atyre që na qeverisin!

Le ta përdorim fuqinë, mençurinë dhe sakrificën tonë të përditshme për të sjellë ndryshimin! Ndryshimi nis me gratë! Ndryshimi jemi ne!

Le ta përdorim fuqinë, mençurinë dhe sakrificën tonë të përditshme për të sjellë ndryshimin! #Ndryshimi nis me #gratë! #Ndryshimi jemi ne!Gezuar #8Marsin!

Publiée par Albana Vokshi sur Dimanche 8 mars 2020

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY