Koronavirusi, edhe shteti I Nju Jorkut shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Koronavirusi, edhe shteti I Nju Jorkut shpall gjendjen e jashtëzakonshme

35
0
Shares

Edhe shteti i Nju-Jorkut shpalli në fundjavë gjendjen e jashtëzakonshme epidemike. Ndërkohë më shumë se gjysma e shteteve amerikane kanë konfirmuar raste me koronavirusin e ri ndërsa bilanci i viktimave po shkon në 20.

SHBA-ja po kalon orë paniku së fundmi pasi rastet me koronavirus janë rritur mbi 400 në 30 shtete. Të paktën 19 veta nuk i kanë mbijetuar sëmundjes.

“Nga përvoja e deritanishme, për ne ky virus është i paparashikueshëm. Kemi pasur pacientë që nuk shfaqnin simptoma dhe brenda orës kanë kaluar në gjendje akute dhe kanë vdekur relativisht shpejt,” tregon zëdhënësi i një shtëpie për të moshuarit. Qeveria ka aprovuar një fond 8,3 miliardë dollarë për të luftuar përhapjen e infeksionit dhe për të financuar vaksinat.

Presidenti Donald Trump thotë se ai është krenar për punën e autoriteteve dhe se sa mirë ai vetë e kupton situatën. “Të gjithë këta doktorët më thanë nga i di kaq shumë gjëra rreth kësaj teme. Por mbase e kam prirje të lindur. Mbase duhej të bëhesha shkencëtar dhe të mos kandidoja për president,” deklaroi buzëqeshur kreu i Shtëpisë së Bardhë, gjatë një vizite në një nga qendrat e kontrollit të sëmundjeve.

Pavarësisht frikës së koronavirusit, Trump shton se duke qenë një vit elektoral, ai do vijojë tubimet me qytetarët për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Kjo me gjithë rrezikun që sëmundja e re vdekjeprurëse i paraqet grupmoshës ku ai dhe dy pretendentët kryesorë demokratë bëjnë pjesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY