Ish-ministri kërkesë qeverisë: Shpërndajeni këtë suplement falas, që të luftoni koronavirusin

Ish-ministri kërkesë qeverisë: Shpërndajeni këtë suplement falas, që të luftoni koronavirusin

80
0
Shares

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, me rastin e rrezikut permanent që po përjeton Shqipëria ndaj Koronavirusit, ka sugjeruar qeverinë shqiptare dhe posaçërisht ministrinë e Shëndetësisë, që urgjentisht të shpërndajnë falas suplemente të Vitaminës C, e cila e lufton ndjeshëm virusin e rrezikshëm.

Sipas Panaritit ky hap duhet të hidhet të paktën për shkollat, kopshtet dhe çerdhet.

“Keni të gjithë në dispozicion një bar antiviral kundër koronavirusit. Vitaminën C! Kushton pak! Përdoreni. Ministria e Shëndetësisë ta shpërndaje si suplement falas në çerdhe, kopshte, shkolla menjëherë. Sepse me qindra studime të kryera në grupmosha të ndryshme, por edhe eksperimente të shumta në kafshë, provojnë se vitamina C (acidi askorbinik) ka efekt parandalues për infeksionet virale pa përjashtim! Madje është provuar se lehtëson shfaqjen dhe shkurton kohën e shërimit nga virozat.

Doza ditore për këtë periudhë rreziku nga koronavirusi duhet të shkojë, deri në 2 gram. Pra deri në katër tableta 500 mg në ditë. Sigurisht shoqëruar edhe me shumë lëngje qitro, limoni, portokalli.. Ofron mbrojtje të garantuar dhe të provuar.

Përse ky efekt?! Sepse infeksionet virale, përfshi edhe koronavirusin, krijojnë një stres të fuqishëm oksidativ në trupin tonë, duke i zbrazur rezervat antioksidative të vitaminës C brenda tij me shpejtësi të madhe. Për rrjedhojë organizmi mbetet i zbuluar nga goditjet oksiduese inflamatore të koronavirusit nga zbrazja e vitaminës C, e cila është një antioksidant i fuqishëm. Pa llogaritur këtu që është vërtetuar shkencërisht se vitamina C, ndërhyn në sintezen e inteferonit, një imunoglobulinë që trupi ynë sintetizon për të luftuar viruset.

Për fat të keq njeriu nuk e prodhon në trupin e tij vitaminën C, të cilën duhet ta marrë ose me ushqim, ose si suplement tabletash. Madje edhe në shfaqjen e plotë të shenjave të infeksionit viral, injektimi intravenoz i tretësires së vitaminës C në doza të larta, ka sjellë përmirësim spektakolar. Prandaj veproni!”, shkruan ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY