Ndalimi i tij i nxitur politikisht? Flet Çili: Pse nuk qëndrojnë akuzat,...

Ndalimi i tij i nxitur politikisht? Flet Çili: Pse nuk qëndrojnë akuzat, shpresoj tek SPAK

38
0
Shares

Henri Çili ka dhene versionin e tij se te vertetes, duke dale ne nje konference per shtyp. Çili eshte i bindur ne pafajesine e tij dhe madje ka premtuar se do ta kerkoje ate deri ne fund.

Çili i ka mohur akuzat ndersa ka thene se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm e nuk ka mashtruar askënd. Sipas tij, është marrëdhënie shërbimi mes studios legale, të afërm të personave në procese gjyqësore, janë bërë kontakte për shërbimet juridike në funksion të mbrojtjes ligjore.

Nuk kam falsifikuar asnjë dokument, as kam marrë pjesë në përpilimin e ndonjë dokumenti që më pas të jetë falsifikuar.Nuk kam fshehur asnjë të ardhur, për të dy cështjet e akuzuara, nuk kam bërë asnjë arkëtim, kontratë shërbimi në të dy rastet kemi qenë në fazën e negociimit. Ndikim i paligjshëm, lidhur me dy cështjet, nuk kam takuar asnjë gjykatës, as unë e as avokatët e studios ligjore, në jetën time asnjë gjykatës nuk kam takuar për të ndikuar për vendime të ardhshme gjyqësore.

Përderisa nuk është realizuar asnjë e ardhur, nuk ka mundësi të realizohet asnjë pastrim i veprës penale, dhurimi i dy njësive nga Seit Fishta në kompleksin Fishta është bërë me vullnet të ligjshëm, janë paguar taksat, gjithçka e ligjshme, do bënim kurse trajnimi, shkolla vere e të tjera”,– ka sqaruar ai.

I pyetur nëse ndalimi i tij ka nxitje politike, Çili u shpreh:

“Unë nuk kam asnjë informacion që jam viktimë e një procesi politik, dhe nuk mund të them të kundërtën. Është shumë mirë që cështja ka ardhur në SPAK dhe kjo tregon joprofesionalizmin e prokurorit. Kjo cështje kishte dhe një moskompetencë lëndore, nuk mund të hetohej ng anjë organ lokal i drejtësisë. DO ta provojmë, kemi më tepër besim në profesionalizimin, kompetencën dhe kemi minimalisht prokurorë ose gjykatës të vetuar. Unë jam i bindur për pafajësinë time dhe besoj se sistemi do ta konfirmojë, se e gjitha ndërtohet mbi diçka që nuk ekziston”.

vijon…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY