Blushi flet për pafytyrësi: Prisnim që Prokuroria të vepronte ndaj Etilda Gjonajt,...

Blushi flet për pafytyrësi: Prisnim që Prokuroria të vepronte ndaj Etilda Gjonajt, ajo shfaqet krenare

40
0
Shares

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me tubimin e djeshëm në bulevard.Blushi shkruan në facebook se tallja me reformën në drejtësi dhe ligjet anit-kushtetuese mblodhën shqiptarët.

Sipas Blushit, pritet që prokuroria të vepronte ndaj ministres së Drejtësisë, por ajo ajo u shfaq krenare si pjesë e RamaReformës.

Një ditë pas manifestimit të thirrur nga kreu i shtetit, ai paralajmëron se herën tjetër do të mblidhen shumë më shumë se dje shqiptarë që nuk e pranojnë atë që ai e quan kryemaskaradë.

Tallja me Reformën në Drejtësi dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku Ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale. 

Ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare! Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat! Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s’mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! TURP! SHAME ON YOU”,-shkruan Blushi.

Kjo deklarate e tij vjen dhe pas deklaratës së ministres së Drejtësisë e cila ishte e pranishme në konferencën e Prokurorisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY