Makina me shpejtësi dhe me shoferin e dehur aksidenton policinë, plagosen dy...

Makina me shpejtësi dhe me shoferin e dehur aksidenton policinë, plagosen dy efektivë

88
0
Shares

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek rrethrrotullimi i Dajlanit në Durrës. Një makinë që ka ardhur me furi ka përplasur pikërisht makinën e Policisë Rrugore dhe ka plagosur dy oficerët që ishin brenda saj.

Ngjarja ka ndodhur në orën 2:00 të mëngjesit dhe se shoferi i automjetit ka qenë në gjendje të dehur.

Ndërkohë dy efektivët si fillim u menduan të dërgoheshin në Tiranë në Spitalin e Traumës por më pas janë mbajtur në spitalin e Durrësit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor që ka kryer veprimet procedurale, ndërkohë që drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY