Fundjava me diell, por nuk mungon as bora në juglindje të vendit

Fundjava me diell, por nuk mungon as bora në juglindje të vendit

71
0
Shares

Moti me diell dhe i qëndrueshëm do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme. Gjatë mëngjesit vendi do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Në zonat malore lindore do të kemi shfaqjen e reshjeve të dëborës por kushtet atmosferike do të përmirësohen pas mesditës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat do të varijojnë në vlerat -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në detdallgëzimin 4 ballë.

Sakaq, keto kushte atmosferike kane sjelle reshje bore.

Si pasojë e trashësisë 5-10 cm, rruga që të çon për në fshatin turistik të Dardhës kalohet me zinxhirë.

Po ashtu edhe rruga e Qarrit dhe Liqenasit kalohet pjesërisht me zinxhirë.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY