Arilena Ara zbulon detaje për herë të parë: Në Eurovision do jem...

Arilena Ara zbulon detaje për herë të parë: Në Eurovision do jem dhe në ajër dhe në tokë

110
0
Shares

Arilena Ara ka zbuluar detaje nga performanca që do të ketë në skenën e madhe të Eurovision. Ajo ka zbuluar ne nje interviste ne emisionin e pasdites ne Vizion Plus, se gjithashtu se pas fitores së Festivalit të 58 në Rtsh, është nisur për në Los Angelos për të përpunuar versionin Anglisht të këngës Shaj, e cila tashmë është gati.

“Në Los Angelos udhëtuam për të punuar për albumin tim të parë në anglisht, por pas fitores surprizë realisht për mua më duhet të punoja me ripërpunimin e këngës. Kënga do dalë shumë shpejt, por dua të them që meqënëse kënga u ndërtua në fillim në variantin anglisht, me një demo dhe me një tekst minimalist anglisht, ka një frymë shumë të ndryshme, shumë më e bukur nga Shaj. Është në të njëjtin karakter dhe mezi po pres ta ndaj me ju sepse është një ndjesi tjetër, një fuqi tjetër, emocion tjetër” , – ka delaruar Arilena.

E pyetur për performancën,veshjen dhe detaje të tjera, Arilena ka zbuluar një suprizë të cilën është duke e përgatitur për skenën e madhe të Eurovizionit.

Nuk mund të mos themi që kemi një ide për performancën, megjithatë nuk dua të flas shumë por do them vetëm një gjë, do jem edhe në ajër edhe në tokë, kaq!”,- ka përfunduar Arilena.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY