Shkarkohet nga detyra prokurori i njohur i Tiranës, vila në Borsh i...

Shkarkohet nga detyra prokurori i njohur i Tiranës, vila në Borsh i nxjerr probleme

686
0
Shares

Radha e shkarkimit nga detyra, pas procesit te Vettingut, eshte e Adnand Xhelilit.Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tiranës.

Trupa gjykuese drejtohej nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Brunilda Bekteshi. Në seancën dëgjimore ai u përball me probleme të pasurisë së tij.

Problemet kryesore që dolën nga relatimi në seancë dëgjimore lidhen me dy pasuritë kryesore të familjes së prokurorit Xhelili, një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Relatorja Shuli shpjegoi se Xhelili e kishte blerë apartamentin si i pastrehë nga Enti i Banesave në vlerën 1.1 milion lekë dhe e ka shlyer për periudhën 1999-2005. Komisioni konstatoi mospërputhje të burimit të deklaruar në vitin 2003 me atë në deklaratën veting, pasi në të parën është shënuar kredia, ndërsa tek e dyta kursimet familjare.

Në vitin 2010, prokurori Adnand Xhelili investimin në një shtëpi me tokën e familjes në Borsh në vlerën e 9.2 milionë lekëve. Për financimin e këtij aseti, subjekti ka deklaruar 3 milionë lekë kredi dhe 3 milionë lekë huamarrje, por sërish rezulton me burim të pambuluar prej rreth 151 mijë lekësh, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore të familjes sipas INSTAT.

Mospërputhje në deklarata është konstatuar edhe për vlerën e apartamentit. Shuli theksoi se prokurori Xhelili nuk ka dhënë fillimisht shpjegime për këto gjetje, por pas përfundimit të hetimit ka dorëzuar prova të reja, të cilat do të vlerësohen gjatë vendimarrjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY