“Ndërhyrja me votat tek sondazhi online”, Paloka: A ka ndonjë që i...

“Ndërhyrja me votat tek sondazhi online”, Paloka: A ka ndonjë që i beson më? Këta kapen duke vjedhur dhe vetveten

83
0
Shares

Ish-deputeti Edi Paloka ka reaguar se fundmi lidhur me manipulimin e votave qe Rilindja beri dje me sondazhin e publikuar nga Opinion, lidhur me performancen e ministrave.

Paloka, duke listuar vjedhjet që ai dhe PD ka denoncua prej vitesh, shkruan me rezerva, se sot eshte e veshtire ti besohet socialisteve, ne kushtet kur ata vjedhin dhe vetveten.

Kur mendon se “rilindja” e ka zbrazur gjithe arsenalin e saj ne vjedhjen dhe manipulimin e votave , ata prape ja dalin te na “befasojne”. U kapen duke blere vota ne Korce ne zgjedhjet e pjesshme lokale, pa patur asnje nevoje , vetem dy muaj pasi kishin marre pushtetin. Vazhduan me zgjedhjet e Dibres e me pas me 2017 , manipulime te dokumentuara tanime ne dosjet 184 e 339.

Akti i fundit ishte 30 qershori, ku Rama vodhi dhe votimet ku kandidonte me veten…
Po me sa duket “rilindasit” nuk kane limite ; mbreme jane vetedemaskuar prape, pasi jane kapur duke manipuluar vota ne votimin elektronik ne nje sondazh te emisionit “Opinion” brenda vete qeverise Rama.

Ne fakt asgje nuk ka per tu habitur; keta “rilindasit” e vegjel , thjesht ndjekin “bablokun” e manipulimit te votave. Rama ka 20 vjet ne pushtet por kurre nuk eshte votuar realisht. Qe me zgjedhjen e tij ne krye te PS per here te pare, Rama eshte denoncuar e demaskuar se bleu votat e delegateve ne votimin e dyte ( se te parin qe u votua drejte e humbi) .

Prej asaj dite e deri me sot , Rama vetem ka korruptuar, blere e manipuluar zgjedhjet qe e kane mbajtur ne pushtet. Nuk e di a ka me shqiptar apo nderkombetar qe beson realisht se Rama mund te zhvilloje zgjedhje te lira e te ndershme ne kete vend , kur keta kapen duke vjedhur dhe vetveten?!”,-shkruan Paloka.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY