Basha zbardh takimin me liderët shqiptarë: Pres me kënaqësi të vizitoj Luginën...

Basha zbardh takimin me liderët shqiptarë: Pres me kënaqësi të vizitoj Luginën e Preshevës

43
0
Shares

Lulzim Basha ka pritur ne takim, Armend Aliun, Kryetarin e Komunes se Presheves ne seline blu, ne nje takim, ku u fol per gjendjen e shqiptareve ne ate zone si dhe promovimin e të drejtave të tyre si dhe për zhvillimin ekonomik e social, dhe në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.

Kënaqësi te prisja në Tiranë, z. Armend Aliu, zv. Kryetar i Komunës së Preshevës njëherësh dhe i partisë Alternativa për Ndryshim si dhe z. Arbër Pajaziti,kryetar i Alternativës per Ndryshim në Bujanovc.

U ndalëm gjerësisht në gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat dhe pritahmëritë e tyre për të nesërmen. PD mbështet plotësisht kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, duke i konsideruar si çështje prioritare dhe angazhohet për të dhënë kontribut thelbësor në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre si dhe për zhvillimin ekonomik e social, dhe në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.

Përgëzoj unifikimin e partive shqiptare si hap i domosdoshëm për fuqizimin dhe rritjen e përfaqësimit të tyre dhe që zëri i tyre të forcohet e të jehojë më fort në mbrojtje të të drejtave të bashkëkombasve tanë që jetojnë në Luginën e Preshevës. Pres me kënaqësi të vizitoj së shpejti personalisht Luginën e Preshevës”,-shkruan Basha duke zbardhur keshtu takimin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY