Prokuroria e do në burg për dy akuza, Vladimir Gjuta tregon emrat...

Prokuroria e do në burg për dy akuza, Vladimir Gjuta tregon emrat e kryeministrave për të cilët ka respekt

723
0
Shares

Prokuroria ka kërkuar arrest në burg për Vladimir Gjutën,  për dy akuza, armëmbajtje pa leje dhe pastrim parash. Vladimir Gjuta u arrestua dy ditë më parë pranë një pike këmbimi valutor pranë selisë së PS, teksa ishte i armatosur dhe mbante sasi te madhe parash.

Por vetë Gjuta ka deklaruar se sasinë e parave prej  130 mijë euro do ti kthente në dollarë për hapur një firmë bashkë me babanë e tij.

“Paratë nuk kanë lidhje me aktivitet kriminal por nga biznesi që kam patur” ka thënë ai. Sa i takon pistoletës, është shprehur se e mbante për vetëmbrojtje duke qenë se kishte me vete një shumë të konsiderueshme monetare.

Gjuta është shprehur se nuk ka lidhje me ndonjë atentat, ndërsa ka shtuar se kryeministrat për të cilët ka respekt janë Sali Berisha dhe Edi Rama. Gjuta gjithashtu ka shprehur simpatinë për ish-presidentin amerikan Bush.

Vladimir Gjuta është një emër i njohur i botës së krimit, pasi ai akuzohet se disa vite me parë është përfshirë në një konflikt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ështe nder autoret e vendosje se sasise se tritolit ndaj farmacise se babait të ish-ministrit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY