Identifikohet autori i plagosjes në Durrës, dyshime dhe për grabitjen e disa...

Identifikohet autori i plagosjes në Durrës, dyshime dhe për grabitjen e disa ditëve më parë

79
0
Shares

Është identifikuar grabitësi, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Nr. 13 në zonën e Plazhit në qytetin bregdetar të Durrësit, plagosi pronarin e një shtëpie  ku kishte hyrë për të vjedhur. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori është Astirt Thaçi 27 vjeç banorë i zonës ku tentoi të vidhte edhe banesën e Rexhep Terziut.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë.

Mbrëmjen e djeshme Astrit Thaçi hyri i armatosur në banesën e Rexhep Terziut rreth orës 20:30. Por i zoti i shtëpisë e ka diktuar grabitësin dhe është përpjekur ta ndalojë duke u përleshur me të. Në këtë moment 27-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë Rexhep Terziun i cili u dërgua në spital jashtë rreziku për jetën. Ndërkohë ka dyshime se i njëjti persona tre ditë më parë  hyri dhe grabiti një pikë dhënie kredie e Kredo.al po në qytetin e Durrësit. Ky person i maskuar me shall dhe me kapele, me pistoletë në dorë, pasi kërcënoi punonjësin arriti që të merrte 100 mijë lekë.

Ja njoftimi i policise për ngjarjen:

Shërbimet e Policisë Durrës, menjëherë pas ngjarjes se ndodhur në lagjen nr. 13, Plazh, ku një person i maskuar dhe me armë zjarri pistoletë, në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit R. T., plagosi në këmbë me armë zjarri të zotin e banesës dhe u largua me shpejtësi, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, si dhe u ngritën pika kontrolli të shumta dhe u zhvilluan kontrolle në banesa e objekte të ndryshme.

Falë veprimeve të shpejta nga grupi hetimor u bë e mundur që brenda pak orëve të zbardhej ngjarja dhe të identifikohej autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Th., 27 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës dhe vijon puna për kapjen e tij.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY