EMRI/Personi i dytë i skeduar nga OFL, lidhja e tij me 1.8...

EMRI/Personi i dytë i skeduar nga OFL, lidhja e tij me 1.8 ton kokainë të kapur në Gjermani

107
0
Shares

Diten e sotme OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dy shtetasve, njerit banues në Durrës, dhe i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe nje tjeter,  banues në Koplik,  i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore. Ky i fundit është Bardhok Pllanaj, i njohur si ‘Sheiku’ i Shkodrës.

Kurse i pari është Albert Lame ose Albert Koschiek, sipas mediave. Ai eshte i njohur si koka apo udhëheqësi i ‘Bandës së bananeve’, Lame së bashku me disa shqiptarë të tjerë transportonin kokainë nga Ekuadori, në kuti bananesh për të furnizuar qytetet gjermane.

Behet fjale per vitin 2018 ku një ngarkesë 1.8 ton kokainë u kap në Gjermani, e cila vinte nga Ekuadori me vlerë tregu prej 400 milionë euro.

Saktësisht u arrestuan 13 shqiptare, ku mes tyre ishin: Orneo Margjeka, Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj, Dario Lame, Ervin Llusha, Izmir Lami, Dolan Kocani, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan Beca, Granit Bajrami, Artan Mehmeti, Blerim Cakraj si dhe Alberto Kochsiek ose Alberto Lame, Anel Begovic dhe Kofi Oteng.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY