“Pas reformës zgjedhore ka zgjedhje”, Gjata-Ballës: Misioni është i qartë dhe i...

“Pas reformës zgjedhore ka zgjedhje”, Gjata-Ballës: Misioni është i qartë dhe i përcaktuar në axhendë

33
0
Shares

Zhvillimet politike kane shkuar deri ne pikën, ku opozita dhe mazhoranca kane arritur nje dakordesi per reformen zgjedhore, ku pak dite me pare publikuan dhe kalendarin e punës dhe metodologjinë e saj.

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka reaguar se fundmi, pas replikave ne distance mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës, ku ky i fundit u shpreh se pas reformes ka zgjedhje te parakohshme.

Gjata i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla, lidhur me tryezën e Reformës Zgjedhore, pasi Balla kerkoi mos te provokohej kjo çështje. Sipas tij, tryeza e Reformës Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjendë me saktësi.

“Prej ditësh eksponentë socialistë, më së shumti ata që duhet të japin llogari për shitblerjen e votës dhe që janë kapur në flagrancë duke bërë pazar me votat e shqiptarëve, flasin lart e poshtë per zgjedhjet. Tryeza për Reformën Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjende me saktësi.

Reforma elektorale është një hap i rendesishem për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Është hapi i parë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Hapi i dytë është qeveria tranzitore para çdo palë zgjedhjesh dhe padyshim ndëshkimi i atyre që janë kapur duke blerë vota.

Sot është më e qartë se kurrë: Shqiptarët kanë nevojë të dalin nga gjendja ku ndodhet vendi si pasoje e vjedhjes së zgjedhjeve. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme vendore dhe qendrore, janë e vetmja menyre per te rikthyer legjitimitetin e institucioneve ne vend!”, shkruan Gjata.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY