Shkaku i aksidentit të Kobe Bryant, zbardhet telefonata e fundit e pilotit...

Shkaku i aksidentit të Kobe Bryant, zbardhet telefonata e fundit e pilotit pak sekonda para rrëzimit

145
0
Shares

Ajo çka i mori jeten legjendes se basketbollit dhe 9 personave te tjere, perfshire dhe vajzen e tij, ishte fluturimi me helikopter ne kushtet atmosferike jo te favorshme. “ESPN” ka arritur të zbardhë edhe telefonatën e fundit, mes pilotit të helikopterit dhe kontrollorëve të trafikut ajëror pak para se helikopteri të rrëzohej.

Raportohet se helikopteri bëri një lëvizje të pjerrët në ngjitje për të arritur mbi shtresën e mjegullës para se të rrëzohej në një kodër në Los Anxhelos.

Piloti ka kontaktuar me kontrollorët e trafikut ajror pak më parë për kushtet e motit ndërkohë që këta të fundit i kanë thënë se nuk mund të gjurmonin helikopterin për shkak të terrenit kodrinor të rajonit.

Piloti u tha kontrollorëve se kishte filluar të ngjitej sipër shtresës së reve dhe vazhdoi në 2400 metra para se helikopteri të rrëzohej.

Policia e Los Anxhelosit bën me dije se kishte lëshuar një urdhër ditën e diel që asnjë helikopter të mos fluturonte për shkak të mjegullës së dendur, duke ulur edhe helikopterët e saj të patrullimit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY