Alarm botëror, raportohet rasti i katërt me koronavirus në SHBA

Alarm botëror, raportohet rasti i katërt me koronavirus në SHBA

41
0
Shares

Në SHBA autoritetet kanë identifikuar një tjetër person të prekur nga koronavirusi gjë që e çon në katër numrin e amerikanëve të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Dy rastet më të fundit janë identifikuar në Kaliforni dhe janë konfirmuar nga Agjencia e Shëndetit Publik.

Rasti i parë në SHBA u identifikua të martën në shtetin e Uashingtonit. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se personi që kishte mbërritur në Siatëll prej Wuhan-it ishte shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje të mirë.

Rasti i dytë në SHBA i një personi të prekur nga virusi u raportua në Çikago të premten.

Deri tani virusi i ri ka shkaktuar vdekjen e 56 personave dhe më shumë se 2 mijë të tjerë janë prekur prej tij. Koronavirusi është përhapur në rreth 15 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën e Kanadanë.

Sipas një udhëzimi të shpërndarë nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thuhet se njerëzit që kanë pasur kontakt të rastësishëm me pacientët e prekur nga koronavirusi kanë “shumë pak rrezik” të preken prej tij.

Organizata Botërore e Shëndetësi tha të enjten se virusi vdekjeprurës nuk përbën ende një emergjencë shëndetësore botërore./VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY