DETAJE/24-vjeçarja plagos rëndë motrën e saj, dhunë ndaj bashkëshortes në një familje...

DETAJE/24-vjeçarja plagos rëndë motrën e saj, dhunë ndaj bashkëshortes në një familje tjetër në Tiranë

59
0
Shares

Një vajzë 24-vjeçare eshte arrestuar nga policia, pasi eshte kapur duke dhunuar motren e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasen A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi. Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës”,-njofton policia.

Po ashtu, policia njofton per nje tjeter ngjarje, ku fokus i se ciles eshte dhuna.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.S., 51 vjeç. Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe mbrëmjen e djeshme e ka kanosur seriozisht për vrasje”,-njofton policia.

Materialet procedurale në lidhje me dy rastet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunë në familje”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY