Amerika lidh Kosovën me Serbinë edhe me tren, marrëveshja e re

Ndaje

Kosova po shihet të arrije disa marreveshje premtuese me Serbinë. Pasi u nënshkrua marrëveshja për linjën e parë ajrore Prishtinë-Beograd, që u konsiderua historike edhe nga presidenti Donald Trump, nje tjetër marrëveshje pritet të finalizohet.

Sipas burimeve, i dërguari special i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë të ditur se është arritur në parim marrëveshja për hapjen e transportit hekurudhor ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Gjatë bisedë me një grup të vogël gazetarësh, Grenell ka thënë se gjatë vizitës në Prishtinë dhe asaj në Beograd sot, ka marrë pajtimin e të dy palëve për një hap të tillë.

Marrëveshja është në parim, ndaj sipas tij nga e hëna pritet të negociohen detajet. Grenell ka thënë se për një marrëveshje të tillë pëlqimin e ka marrë edhe nga qeveria aktuale, por edhe nga liderët e partive që po negociojnë mundësinë e koalicionit qeverisës.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje