FOTO/Bardhi takime në juglindje të vendit: Rishikimi i Reformës Territoriale, prioritet absolut i PD

Ndaje

Sekretari i Pergjithshem i PD Gazment Bardhi ka zhvilluar takime me strukturat e Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq.

Bardhi ka zbardhur detaje nga takimi, ku ka theksuar nder to se reforma territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ishte dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve.

Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka vetëm një qëllim: Qytetarët të zgjedhin Qeverinë që u jep zgjidhje halleve dhe problemeve të tyre, që punon për ta, që jep llogari përpara tyre dhe që ka frikë nga vota dhe vullneti i qytetarëve.

Qarku Korçë është braktisur nga Qeveria në këto 6 vjet, duke sjellë varfëri dhe pamundësi për fermerët punëtorë të kësaj zone, sepse Edi Rama e ka të lidhur pushtetin me krimin dhe oligarkët. Në mbledhjet e Kryesisë së Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq, i sigurova për planin tonë konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike ku është përfshirë si pasojë e keqqeverisjes”,-u shpreh Bardhi.

Numri dy i PD, ka treguar gjithashtu se rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje