VIDEO/Policia parandalon 20 aksidente brenda natës, dalin pamjet e aksionit

VIDEO/Policia parandalon 20 aksidente brenda natës, dalin pamjet e aksionit

56
0
Shares

Teksa shpallën vitin e sigurisë rrugore, policia e shtetit e ka marrë seriozisht punën me monitorimin e situatës në rrugët e vendit.

Të stacionuar si gjithmone ne rruget interurbane, si e Tiranë-Durrës, policia rrugore njofton per parandalimin e 20 aksidenteve.

Pamjet tregojnë qartë shpejtesine e shofereve, e cila e kalon atë standarten në keto akse kryesore.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

Me Policinë Rrugore në rrugën interurbane Tiranë- Durrës-Tiranë. Kontrolle të pandërprera me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore .

191 km/h . E pa pranueshme kjo shpejtësi vrastare. Për 300 minuta kontroll me radar në këto akse rrugore deri në këto momente u konstatuan 20 raste të shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 141 km/h deri në 191 km/h.

20 drejtues mjetesh u dërguan ne OASH, por u parandaluan 20 aksidente.

Shpejtësi pa asnjë urgjencë, pa asnjë shkak, shpejtësi që vret jetën, cenon rëndë sigurinë rrugore të përdoruesve të tjerë të rrugës, shpejtësi që në shumë raste fatkeqe patenta është dërguar pa të zotin pranë familjes. Radari dhe polici rrugor në këto raste 👍👍👍

Drejtues mjetesh:Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju. Gjithmonë kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.

Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi. Binduni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet. Jeta është e shtrenjte, mbrojeni atë.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/166420324589407/?t=7

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY