Ish zv/kryeministrja Ledina Mandija rrezon ne gjykate Kryeministrin Rama

Ish-zv/kryeministrja Ledina Mandija fitoi gjyqin ndaj Kryeministrit Edi Rama për shkarkim të padrejtë nga detyra. Mandija ishte drejtuese e Avokaturës së Shtetit në vitin 2013 kur kryeministri urdheroi largimin e saj sapo socialistët erdhën në pushtet.

Mandija E coj ceshtjen ne gjykate me kerkesen per te mos njohur vendimin e paligjshem te Kryeministrit. Gjyqi nuk u nderpre as ne vitin 2017 kur Mandija si zv/ kryeministre dhe Rama do ti kishin zyrat fare afer njeri tjetrit.

Ne vijim Rama do të detyrohej që ta vendoste atë dhe në krye të grupit të Task Forcës për zgjedhjet si propozim direkt i Bashës.

Vendimi qe rrezon urdherin e Rames:

Vendimi thote se “gjykata pranon pjesërisht kërkesë-padinë të bazuar në ligj e prova. 2. Konstatimin e pavlefshmërisë së aktit administrativ, Urdhrit nr.156, datë 07.10.2013 të palës së paditur Kryeministrit të RSh-se “Për lirimin nga detyra” si Avokat i Përgjithshem i Shtetit të paditëses Ledina Mandija. 3. Rregullimin e pasojave të kësaj pavlefshmërie duke u detyruar pala e paditur Avokatura e Shtetit e RSh-së të dëmshpërblejë paditësen me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimit publik pa shkak të arsyeshëm”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje