EMRAT/Policia shpall në kërkim 2 të rinjtë shqiptarë, ekzekutuan ish-snajperistin kurd

Ndaje

Policia britanike ka shpallur në kërkim dy te rinj shqiptarë në lidhje me vdekjen e një ish snajperisti kurd në Hartlepool.

Hemwand Ali Hussain, 30 vjeç, u qëllua për vdekje në një shtëpi në rrugën Charterhouse, Hartlepool, më 15 shtator të vitit të kaluar.

Policia e Cleveland tha se shtetasit shqiptarë Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, janë në kërkim në lidhje me vrasjen.

Sipas BBC, policia  tha që Z. Hussain kishte shërbyer si snajper në ushtrinë kurde kundër të ashtuquajturës Shtetit Islamik.

Një zëdhënës tha që të dy shqiptaret janë lindur në Shqipëri, por mendohet se kanë lidhje me një numër fushash në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Bolton, Sheffield dhe Londër.

Eugert Merizaj është i gjatë, me sy kafe dhe flokë të shkurtër të errët me një fije floku të tërhequr. Qazim Marku është me sy kafe dhe flokë të shkurtër të errët.

Burimet nga policia bene kete thirrje: “Ne do t’i bëjmë apel kujtdo që mund të sigurojë informacione për të na ndihmuar të gjejmë këta burra të kërkuar për të kontaktuar me policinë, dhe nëse dikush i sheh këta burra, u kërkohet të mos iu afrohen atyre”.

Katër burra  të moshës 24, 38, 31 dhe 22 janë akuzuar tashmë për vrasjen e Z. Hussain dhe janë në pritje të paraqitjeve në gjykatë.

BURIMI BBC/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje