Ngjarjet kriminale në Lushnjë, ndryshime të mëdha në strukturat e policisë

Ngjarjet kriminale në Lushnjë, ndryshime të mëdha në strukturat e policisë

226
0
Shares

Pas disa vrasjeve në zonë dhe ngjarjes ku u hodh granatë në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushë, vijnë edhe shkarkimet në radhët e drejtuesve të uniformave blu.

Është shkarkuar shefi i komisariatit të Policisë, Elton Pepa dhe në vend të tij ka ardhur Ardian Metani. Për të forcuar strukturën e këtij komisariati është emëruar shef krimesh Klodian Jashari si edhe shef rendi Julian Çela.

Gjatë vitit të fundit në Lushnje kanë ndodhur një mori vrasjesh mafioze duke rikthyer frikën e ngjarjeve të vitit 1997 në qytet.

Në tetor të vitit të shkuar u ekzekutua në lokalin e tij Besmir Hida, 35 vjeç. Hida ishte daja i Zamir Latifit të vrarë në tetor të vitit 2017 bashkë me Jurgen Hoxhën.

Po ashtu, në 14 dhjetor u ekzekutua sërish në lokalin e tij Enver Boriçi, vëllai i Arben Boriçit i dënuar me burgim të përjetshëm si pjestar i bandës së Lushnjes. Enver Boriçi gjithashtu ka qenë pjesë e bandës së Lushnjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY