VIDEO/Basha uron Krishtlindjet nga Durrësi, thirrja e tij: Të bashkohemi fuqishëm, si...

VIDEO/Basha uron Krishtlindjet nga Durrësi, thirrja e tij: Të bashkohemi fuqishëm, si një familje

76
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka uruar Krishtlindjet sot nga qyteti i Durrësit, i cili u godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me një mesazh nga Kisha e Shën Palit në qytetin bregdetar, Basha bëri thirrje për një bashkim më të madh dhe të fuqishëm, si një familje për të përballuar çdo të keqe.

“Nga Kisha e Shën Palit dua t’iu uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Krishtlindje të gëzuara.

Kjo festë sjellë gëzim, shpresë dhe ua mbushë zemrat me dritë të gjithë shqiptarëve, në veçanti në mendimet dhe lutjet e mia janë ata më shumë në nevojë, në veçanti me të goditurit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe qoftë kjo festë, kjo ditë e shenjtë e lindjes së Krishtit edhe një thirrje për një bashkim më të madh më të fuqishëm, si një familje për të përballuar çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit.

Gëzuar, Zoti e bekoftë Shqipërinë”,-shkruan Basha.

Gëzuar Krishtlindjen nga Kisha Ortodokse në Durrës.

Gëzuar Krishtlindjen nga Kisha e Shën Palit në Durrës.

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 25 décembre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY